Sot në kazermën “Jane Sandanski” në Shtip do të mbahet ceremonia qendrore me rastin e 33-vjetorit të Ushtrisë së Maqedonisë. Ngjarja do të shënohet me një program solemn dhe praninë e përfaqësuesve më të lartë shtetërorë e ushtarakë.
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, kryeministri Hristijan Mickoski, ministri i Mbrojtjes Vlado Misajllovski dhe komandanti i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Sashko Lafçiski, do t’i drejtohen të pranishmëve me fjalime rasti. Po ashtu, do të bëhet betimi i 26 nëntogerëve dhe 149 nënoficerëve të rinj.
Presidentja Siljanovska-Davkova do ta dekorojë Qendrën për Trajnimin e kadetëve dhe oficerëve me “Urdhrin për Merita Ushtarake”. Në ceremoni pritet të marrin pjesë kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, ministra, deputetë, gjeneralë të pensionuar dhe përfaqësues të korit ushtarako-diplomatik.
Festimet për Ditën e Ushtrisë kanë nisur më 15 gusht në Shkup dhe do të përmbyllen me aktivitete solemne. Ushtria e Maqedonisë, e themeluar në vitin 1992, që prej vitit 2020 është pjesë e NATO-s si anëtarja e 30-të.(INA)