URA NË LLOKË: INSTITUCIONET “DËGJOJNË” VETËM NË FUSHATË, E MË PAS “ZHDUKEN”
Edhe para 25 viteve, shteti nuk kishte vesh për banorët e Llokës, e këta të fundit, i morën punët në duart e veta.
E ndërtuar nga vet banorët dhe jo nga profesionistët, pas 25 viteve, gjendja e urës është kështu.
Kanë filluar të këputën edhe kabllot metalike, e kjo është rrezik permanent për secilin që kalon nga kjo urë.
Banorët për tv Klan M thonë se janë të gatshëm edhe ndërtimin e kësaj ure ta paguajnë vet.
ISMET BAJRAMI – KRYETAR I BASHKËSISË LOKALE
Neve na duhen lejet e ndërtimit të urës, ne do të financojmë edhe vet. Sa të na ndihmon shteti, na ndihmon, neve vetëm lejet na duhen dhe do gjejmë donator. Dikush tanimë është lajmëruar.
Kërkesa deri tek autoritet janë bërë vazhdimisht, përgjigje nuk ka pasur. Vëmendje kjo temë merrë vetëm në fushatë, e më pas harrohet. Banorët po mendojnë që t`i radikalizojnë masat, me qëllim që të dëgjohet zëri i tyre.
ISMET BAJRAMI – KRYETAR I BASHKËSISË LOKALE
Ne do ta bllokojmë rrugën vazhdimisht, nëse duhet edhe një muaj në hyrje të Shkupit.
Tjetër zgjidhje nuk kemi.
Para disa viteve, problemi morri edhe kahje etnike. Banorët në anën tjetër të urës, që ishin të përkatësisë maqedonase, nuk donin që shqiptarët tu kalojnë nëpër prona. Por, situata tanimë ka ndryshuar.
Në marsin e vitit të kaluar, tv Klan M i pyeti banorët e anës tjetër, se a janë kundër ndërtimit të urës.
BANORËT E FSHATIT LLOKË TË BLLOKUAR, URËN NUK UA NDËRTOJNË, RRUGËN UA KA ZËNË POLICIA
Mirë do të ishte që të ndërtohet. Ka ardhur më koha që të ndërtohet.
Unë jam që të ndërtohet, duhej të ndërtohet edhe më herët.
Ka shumë shtëpi andej, do të ishte mirë që të ndërtohet dhe mos të bien njerëzit në dërrasa të thyera.
Zgjidhjen e këtij problemi banorëve ua ka premtuar edhe Kryetarja aktuale e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska./KlanMacedonia/