Shtetasi 39 vjeçar i Turqisë mbrëmë ka pësuar djegie të rënda në pjesën e kokës, që ka ndodhur nga goditje e rrymës gjatë punës në një ndërtesë në Aerodrom të Shkupit.
“Nga Klinika “Nënë Tereza” në SPB SHkup është paraqitur se me automjetin e Ndihmës së shpejtë është sjellë shtetasi turk H.J.(39), me qëndrim të përkohshëm në Maqedoni. Derisa H.J. ka kryer punë në ndërtesë në komunën Aerodrom, ka ndodhur goditje e rrymës ku ai ka pësuar lëndim të rëndë trupore – djegie të shkallës së tretë në pjesën e kokës, informojnë nga MPB.
Ekipe të policisë kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes, ndërsa për rastin është njoftuar edhe Inspektorati shtetëror për punë.