Trupi i pajetë i gjetur dhe i raportuar në policinë e Lubjanës të premten është ai i një shtetasi 38-vjeçar i RMV-së , konfirmoi zëdhënësja e Departamentit të Policisë së Lubjanës, Špela Škoporc, transmeton FaktiDitor.info
Jozyrtarisht, personi është rrahur për vdekje.
“Oficerët e policisë inspektuan vendin e ngjarjes, është urdhëruar një autopsi mjeko-ligjore, por shkaku i vdekjes ende nuk është sqaruar. Hetimi intensiv penal është ende duke vazhduar. Zyra e prokurorit publik kompetent do të njoftohet për të gjitha gjetjet”, tha zëdhënësja e tyre.