Sindikata e punëtorëve nga Administrata, Organet e Drejtësisë dhe Shoqatat e Qytetarëve, përmes një proteste të qetë para Ministrisë së Financave, kërkuan nga Gjykata Kushtetuese të ketë kujdes kur të merr vendimin final sa i përket kontestimit të shtesave prej 30% në pagat e administratorëve, përcjell TV21. Tërpe Deanoski nga kjo Sindikatë, thotë se punonjësit e administratës, edhe ashtu kanë paga të vogla dhe pas rritjes së shtesave për 30% ata kanë marrë kredi dhe nëse vendoset të shfuqizohet dekreti, atëherë ato administratorë do të detyrohen t’i kthejnë të gjitha të hollat prapa në buxhet.
“Nëse sillet vendim për shfuqizim të atij dekreti, atëherë punonjësit duhet t’i kthejnë prapa në buxhet, të hollat që i kanë fituar thuajse një vit. Shfrytëzoj rastin të apeloj deri te gjykatësit kushtetues, të punojë pak te ata njerëzillëku sepse për herë të parë në histori, është Gjykata Kushtetuese të sjellë masë të përkohshme e cila dëmton të punësuarit në shtet. Sapo u gëzuam se një institucion do të lëvizë përpara, të punësuarit do të marrin rritje dhe shtesa të pagave, institucion tjetër, në këtë rast Gjykata Kushtetuese sjellë vendim që të shkurtojë këto shtesa në paga”, tha Deanoski.