Dje me datë, 22.02.2018 e Enjte, është takuar Drejtori i Agjencisë për Emigrimin, Nikola Shalvarinov me profesorin univerzitar dhe gjithashtu drejtorin e Shtëpisë Botuese “Logos –A”, Prof. Dr. Adnan Ismailin, njofton Portali FRYMA.
Në këtë takim, z. Shalvarinov shprehu mirënjohje të thellë për z. Adnan Ismailin, që dhâ si donacion/falas libra për këtë Agjenci që të mundë të arrijnë librat të botuara të Shtëpisë Botuese Logos-A shqipëtarëve në diasporë.
Këto botime të shtëpisë botuese lartëpërmendur, do të shpërndahen më gjerësisht: në Kanada, SH.B.A., Itali, Zvicër, Gjermani, Britaninë e Madhe, në Turqi, në Australi dhe shumë shtete të tjera ku janë shqipëtarët etj…
Librat/Botimet në fjalë janë më shumë për fëmijët shqipëtarë, atlasa, lektyra, romane etj…, që ata fëmijë mos ta harrojnë gjuhën, kombin, traditën e tyre SHQIPTARE, tha Adnan Ismaili. /PortaliFRYMA