Gjendja në Maqedoni e shkaktuar nga kushtet e motit të ligë vlerësohen si stabile me më pak rreziqe në krahasim me ditët më parë, por kjo nuk duhet të nënvlerësohet. Rreziku tani vjen vetëm nga një faktor dhe ai është moti shumë i ftohtë. Ky ishte vlerësimi kryesorë i Komitetit Drejtues për Kriza (KDK), të cilët sot e prezentoi në një konferencë, zëdhënësi i Qeverisë Aleksandër Gjorgjiev.
Ai theksoi se rreziqet kryesore janë në drejtim të shëndetit të qytetarëve dhe harxhimit të energjisë elektrike, ndërsa më pak probleme shkakton në komunikacion, për të cilin tha se janë marrë masa shtesë për mbarëvajtjen e tij.
“Lidhur me organin qendror për koordinimin e të gjitha këtyre aktiviteteve që janë marrë gjatë kësaj periudhe, mund të thuhet se të gjithë institucionet do të vazhdojnë të jenë të fokusuar në gjithë mesazhet që janë dhënë nga KDK. Konkluzionet e KDK do të vazhdojnë të zbatohen deri në kohën e pezullimit të tyre”, deklaroi Gjorgjiev.
Këshilltarja shtetërore për mbrojtje shëndetësore pranë Ministrisë së Shëndetësisë, Jovanka Kostovska tha se për të mbrojtur gratë shtatëzëna dhe të sëmurët kronik, ka vendosur nesër dhe pasnesër t’i lirojë nga angazhimet në punë me qëllim që ta mbrojë shëndetin e tyre.
Data 22.09.2025
Aktuale
- Banda kriminale terrorizonte me plaçkitje fshatrat e Himarës, u vodhën 1,7 mln lekë në dy muaj! Tre të arrestuar, një vajzë nën akuzë
- Aksident trafiku në Ohër, lëndohet rëndë 18-vjeçari me moped
- Arrestohet në PKK Bllatë 41-vjeçari nga Shqipëria i kërkuar nga Interpoli
- Kërcënohet një grua në Tenovë, policia po heton rastin
- Çfarë fshihet pas pyetjes ‘provokuese’ së Naim Murselit në gjykatë?
- Toshkovski: Bota po përballet me kërcënime tradicionale, por edhe me luftëra kibernetike
- MMJPH: Koncentrimet e PM10 janë brenda kufijve të lejuar në Trubarevë
- Vdes ikona e filmit dhe teatrit- Enver Petrovci