Nga viti i ardhshëm do të mbyllen shtatë deponi komunale dhe 71 deponi të egra në të dy rajonet me çka fillon faza e parë, që të arrihet deri te implementimi i sistemit të integruar për menaxhim me mbeturina dhe hapjen e deponisë rajonale për të dy rajonet e cila do të vendoset në Meçkuecvi, Shën Nikollë. Rajoni lindor dhe verilindor të parët fillojnë me implementimin e studimeve për menaxhim të integruar me mbeturinat.
Zhivka Mihajlova udhëheqëse e Shërbimit për menaxhim me mbeturinat theksoi se gjatë vitit 2018 duhet të vijë deri te realizimi i fazës së parë të mbylljes së një pjese të deponive të cilat nuk do jenë operative, por do të blihen pajisje përkatëse të cilat do të vendosen në dispozicion të ndërmarrjeve publike komunale dhe komunave. Nga investimi për menaxhim të integruar me mbeturinat tërësisht e mbështetur nga BE-ja përmes programit IPA, dobi do të kenë 18-të komuna dhe 370.900 qytetarë./Almakos.com