Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski sot do të bëjë shqyrtim në rikonstruimin e rrugës rajonale Koçan-Dellçevë.
Për rehabilitimin e aksit rrugor Koçan-Makedonska Kamenica – Dellçevë me gjatësi prej 30 kilometrash, janë paraparë gjashtë milionë euro.
Bartës i projektit, i cili realizohet me mjetet e Bankës Botërore, janë Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe NP për Rrugë Shtetërore.
Është planifikuar që rindërtimi i kësaj rruge të përfundojë këtë muaj.
Gjatë vizitës së punës në Komunën e Koçanit, ministri Sugareski do të ketë takim edhe me kryetarin e Koçanit, Nikollço Iliev.

