Ejup Berisha
Po të isha burrë unë pra në fakt jamë burrë por dua të themë po të isha burrë plak dhe në moshë të shtyer të gjithë familjarëve të mi dhe njerëzve rreth meje do tua kisha lënë një amanet të vetëm. Amaneti pra është ky Shqiptarit mos i jep pushtet se këtij shumë shpejtë i rritet mendja. E dyta shqiptari me pushtet i ndryshon karakterin dhe sjelljet fatkrqsisht jo për të mirë por shumë shpesh për të keq. E treta shqiptari kur ka pushtet bëhet i keq, agresiv dhe huligan e pastaj ai vetëm vret e pret dhe asnjëher më nuk sillet mirë dhe me edukatë jo vetëm me ty por edhe me asnjë njeri tjetër më. Pra ky rrugës askend më nuk përshëndetet e lere më të ndalet dhe ti flasë pak më gjatë dikuj nëse nuk ka interes që i njëjti ti flet dikuj. E di mua më kujtohet një rast njëher në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë kur isha gazetar raportues Televiziv. Kështu atje në Kuvend para disa vitesh një ditë e pata takuar një individ i cili më tha se ishte kandidat potencial për tu zgjedhur ministër i Drejtësisë në Qeverinë Republikane. Meqë ishte i gëzuar dhe po fluturonte nga qejfi un atë e urova dhe i tashë që dëshiroj sa më shpejtë ta merr postin e përcaktuar për të. Kandidati për ministër u afrua edhe më afër aty në koridorin e Kuvendit ku i pranishëm nuk isha vetëm unë por aty kishte edhe gazetrë të tjerë. Dhe në një çast filluam të bisedojmë të gjithë së bashku me të. I njëjti dukej se ishte gëzuar shumë dhe nga gëzimi aq i madh ai filloi të na përqafonte fort dhe pakontrollë të gjithë ne gazetarëve që ishim të pranishëm aty me të. Unë për dallim prej gazetarëve të tjerë me kandidatin për tu zgjedhur ministër kisha më shumë muhabet dhe ai mua më përqafonte shumë më shpesh se të tjerët saqë për një çast mua mu krijua përshtypja se mos vallë e kisha vëlla e nuk e dija që e kisha shumë të afërt të njëjtin. Dhe në një çast fillova ta çortoj babain tim të ndjerë Isufin dhe thash me vetveten sigurisht ai më ka lënë një vëlla në këtë botë dhe nuk më ka njoftuar fare me të. Kështu kur kandidati u zgjodh definitivisht ministër dhe kur tipi u bë me pushtet ai menjëher edhe sjelljet e tij i ndryshoi për 240 shkallë. Dy javë pasi u ul në kolltukun ministerial një ditë Ministri i ri kishte ardhur në Kuvend për të marrë pjesë në punën Komisionit Kuvendor për Sistem politik, dhe kur ai doli nga salla e mbledhjes së komisionit në fjalë pasiqë atje e kreu obligimin si anëtar qeverie ne gazetarët e përsheëndetëm me shpresë se i njëjti do të vijë të na flasë dhe të na përqafojë ngjashëm siç veproi dy javë para se të zgjidhej ministër. Por quditërisht ai mezi se e ngriti dorën për të na përshëndetur dhe nuk na e tha asnjë fjalë të vetme kështuqë pas ca sekondave i njëjti iku shumë shpejtë me vrap nga ne për në Ministri. Do të thotë se shqiptarin sa nuk ka pushtet lirisht bëji ofertë për të tu bërë vëlla dhe ai me gjithë dëshirë do të bëhet i tillë pra vëlla jo vetëm me fjalë por edhe administrativisht. Ndërsa kur i njëjti shqiptar bëhet me post të lartë politik ai edhe nëse të ke vëlla të vëretë dhe biologjik i njëjti do të të bëhet shumë i largët. Dhe e pesta shqiptarit mos i jep pushtet se menjëher të njëjtin e kap mësyshi. Dhe fatkeqsisht për këtë mësyshë nuk ka as ilaq e as metoda dhe mjete për shërim. Pra shqiptarin nëse don që ta keshë vëlla, mik ose shok, të afërt dhe të siçertë e ke vetëm kur ai është pa post sepse po i njëjti u bë me post pastaj as armik nuk ke gjasa ta bëshë më se ai më nuk të paraqitet as para syve. Pastaj shqiptari kur bëhet me post dhe me pushtet e ndrron rrethin dhe shoqërinë bile ai e ndryshon edhe drejtimin e lëvizjes në lagje nëse rastësisht me të banon në të njëjtin vendbanim. Prandaj amanet shqiptarit mos i jep pushtet të pakufizuar se ky kur bëhet Mbret i vret edhe prindërit e vet e lere më ty.