Sot në Universitetin “Kiril dhe Metodij”, në Shkup, Ambasadori Rus, në Maqedoni Oleg Nikolaeviç Shçerbak, rektori i Universitetit “Kiril dhe Metodi”, Nikola Jankulovski dhe Velimir Stojkovski nga Qendra e gjuhës Ruse, shpërndanë çertifikata nga kursi për gjuhën ruse.
Pas realizimit të provimit, që kanë kaluar testin përfundimtar, kursantët e grupit të dytë janë nderuar me mirënjohje. Kursi ka qenë pa pagesë, ku kanë marrë pjesë 600 kanditatë në nivelin bazik, të mesëm dhe nivelin e lartë. Ku edhe kanë dëgjuar dhe mësuar njohuri nga gjuha ruse nga profesorë vendor, dhe të jashtëm, njohton Almakos.
Drejtori i qendrës Ruse dhe njëheri konsul I Federatës Ruse në Maqedoni, Velimir Stojkovski theksoi se në këtë kurs, të paraqitur për vitin e kaluar janë paraqitur 980 kanditatë të të gjitha moshave.
“Gjuha për të cilët mësuat, bëri që sot të merrni çertifikata, gjuhë e cila është e njohur dhe flitet në gjithë botën. Sot në botë ka 170 milion njerëz që flasin gjuhën ruse, dhe rreth 350 milion shkëlqyeshëm e kuptojnë, ndërsa jashtë Rusisë jetojnë më shumë se 30 milion, ku gjuha Ruse e tyre është gjuhë e nënës”, tha Stojkovski.
Ndërsa, Stojkovski, në pyetjen se a ka patur të interesuar nga etnitete të tjera, veçmas shqiptar, ai për Almakos tha se në këtë kurs, ka patur interes edhe nga pala shqiptare, por jo të gjithë kanë marrë çertifikata.
Ambasadori Rus, në Maqedoni Oleg Nikolaeviç Shçerbak, theksoi se është i kënaqur me interesim e madh të qytetarëve të Maqedonisë, për të mësuar gjuhën Ruse. Ai vuri në dukje se gjuha ruse jo vetëm që është gjuhë e kulturës, letërsisë dhe muzikës në botë, por është edhe gjuhë e teknologjisë, hulumtimit dhe internetit.
“Gjuhë e të ardhmes. Kursi në gjuhën ruse pa pagesë është unikate dhe mundësi për t’iu bashkuar shpirtit të pasur dhe kulturës mileniume në Rusi, ata kanë një përparësi e cila është konkurente, ku do të shfrytëzohet nga aspekti profesional”, tha Ambasadori Shçerbak, njohton Almakos.
Ndërsa, rektori i Universitetit “Kiril dhe Metodi”, Nikola Jankulovski tha se me sukses u realizua kursi për gjuhën Ruse në qëndrën, pranë univeristetit, për vitin 2016, por edhe këtë vit.
“Në katër qëndrat e gjuhëve pranë Universitetit “Kiril dhe Metodi”, krahas gjuhës turke, italiane dhe kineze, edhe për gjuhën ruse u tregua interes i madh, veçmas nga të rinjtë”, tha Jankulovski.
Ndërsa, Ivan Krstev, i cili ka ndjek kursin dhe ka arritur të merr çertifikatë, në pyetjen se a ka patur koleg shqiptar, ai thotë, për Almakos, se tre shkallë që ka ndjekur, nuk ka njohur nga etnitete të tjera.
“ Kam ndjekur tre shkallë të gjuhës ruse dhe sot kam arritur të fitojë një çertifikatë. Kjo është letër, por kjo gjuhë më mundëson të komunikoj, në punën që bëj. Edhe në Kosovë, ku harxhoj kohë më të madhe për punë, nuk njoh të interesuar shqiptar që të mësujnë gjuhën ruse, por edhe këtu në Maqedoni, nuk kam hasur deri më sot, ndërsa në Sqipëri edhe mund të ketë interes mbi këtë gjuhë. Gjuha është kulturë dhe t’i hap dyert, për të vepruar e përparuar në jetë dhe në punën që bëjmë, secili nga ne”, tha Krstev, për Almakos.
D.K
Almakos.com

