Të dielën, më 12.11.2017, në Vienë të Austrisë do të organizohet protestë kundër vendimit gjyqësor në shkallën e parë për rastin ‘Lagja e Trimave’. Ajo fillon në ora 13, para Amabasadës së Maqedonisë në Vienë.
Protesta të tilla janë paralajmëruar edhe në qytete të tjera, ndërsa këshilli organizativ i përbërë nga disa shoqata dhe familjarë ka nisur organizimin për koordinim të protestave.
Protesta kundër vendimit të Gjykatës Supreme në Shkup ka pasur në Tiranë, të dilën kishte në Shkup, të enjten në Pejë dhe Gjilan kurse të premten në Prishtinë.
Protestat shpërthyen meqë Gjykata penale dënoj me 746 vite burg të akuzuarit për rastin e Kumanovës.
7 me burgim të përjetshëm, katër u liruan, ndërsa 33 tjerë janë me dënime të larta. Të liruar janë Ibrahim Murtezani, Besnik Bajrami, Fazli Osmani dhe Besnik Ajdini.