Shqiptarët në Maqedoni janë të anashkaluar në sferën e mbrojtjes. Edhe pas shumë viteve
përfaqësimi në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Armatën e Maqedonisë nuk përmbush shifrat e duhura,
pasi që ka ngecje dhe diskriminim. Me këtë vlerësim është dalë edhe nga shumica e pranueshme
në një konferencë të organizuar dje nga departamenti i mbrojtjes i ASH-së.
Ruzhdi Matoshi nga Departmaneti i Mbrojtjes i ASH-së thotë se shqiptarët nuk janë të
përfaqësuar në strukturat e mbrojtjes dhe shtetit ka qasje diskriminuese.
“Sipas statistikave zyrtare, numri i oficerëve është vetëm 11%. Nga 10 gjeneral që ka vendi, kemi
vetëm 1 shqiptarë. Maqedonia nga pavarësimi i saj, ka vetëm një atashe ushtarak shqiptarë në
diplomacinë ushtarake. Në zyrën e NATO-s nuk kemi asnjë oficerë shqiptarë që duhet të jetë
pjesë e stafit. Dmth shifet një shpërfillje e kualitetit, ne kërkojmë që kualiteti dhe kuantiteti të
mbrohen në bazë të ligjeve që janë, por ato nuk po zbatohen. Duke filluar nga ministrja, nga 15
këshilltarët shtetëror që ka vetëm dy janë shqiptarë. Nga organogrami ministrisë së mbrojtjes
nga 17 sektorë vetëm dy janë shqiptarë.”, thekson Matoshi.
Stevo Pendarovski, koordinatori qeveritar për në NATO thotë se ka ndryshim të qasjes dhe zotim
se do të arrihet përfaqësimi i duhur i shqiptarëve.
“Ne kemi profil ndryshe nga qeverisja e kaluar. 16 apo 17 % janë shifrat që nuk kanë ndryshuar
gjatë 10 viteve të kaluara. Unë mendoj se Zaev se ka një qasje tjetër në këtë drejtim për dallim
nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski. Dhe këtë do ta dëshmojë pasi që do të përfundojnë
problemet politike që ka vendi për të zgjidhur. Do të kenë mundësi shqiptarët të jenë më inkluziv
në të gjitha nivelet e shtetit, edhe në mbrojtje. Kjo do të përshpejtohet kur do të përfundojë
procesi i qasjes për në NATO. “, theksoi Pendarovski.
Zv/ministri i mbrojtjes nga radhët e BDI-së, Bekim Maksuti në njërën nga intervistat e fundit thotë
se gjërat kanë ndryshuar jo vetëm në Ministrinë e Mbrojtjes por edhe në Armatë, ku numri i
shqiptarëve aktualisht arrin në 1440 të punësuar ose 19.04%.
Sipas tij, rezulton që numri i shqiptarëve më shumë të jenë në logjistikë e më pak në njësitë
ushtarake. “Tek njësitë speciale, numri është i ulët në këtë drejtim ka klimë pozitive të
përmirësohet gjendja e trashëguar”, theksoi Maksuti.