Priroritet e arsimit kanë qenë dhe janë avancimi dhe ngritja e nivelit të arsimit me mjete bashkëkohore. Por, problemet nuk kanë të mbaruar në arsimin shqip, në Maqendoni. Ku shollat kanë mbingarkesë të fëmijëve shqiptar, veçmas në qytetet e mbipopulluara, si Shkupi dhe Tetova. Gabimet në tekstet shkollore, të cilat priten të mënjanohen nëpërmjet procesit të reformave në dikasterin e arsimit, në të cilin është kyçur edhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit. Menjanimi i problemeve dhe ngritja e cilësisë dhe zhvillimi i arsimit sipas përfaqësuesit e institucioneve arsimore, duhet të jetë prioritet, shkruan Almakos.
Sipas Nuhi Dardhishtës, nga Lidhja e Arsimtarëve Shqiptar, në Maqedoni, thotë se e mira e të gjithave është se sot nuk mungojnë shkollat shqipe, por ka mangësi në numrin e paraleleve.
“Te komuniteti maqedon, nuk ka më tepër shkolla, sepse te ky komunitet zvogëlohet dita ditës numri i nxënësve. Mirëpo, ne shqiptarët kemi nevojë për më tepër shkolla, se ne natalitetin e kemi më të lartë, dhe kemi numër më të madh të nxënësve, në krahasim me të tjerët. Të gjitha shkollat, sidomos urbane, kanë mbingarkesë, përjashtim bëjnë fshatrat, ku edhe është zvogëluar numri i nxënësve, duke mos harruar se edhe në disa qytete ku edhe ka rënie të nxënësve. Ndërsa, ne në Shkup vërtet kemi numër të madh të nxënësve. Duhet të ndërtohen godina, madje është e mirëseardhur që të ketë vetëm një ndrim, pra një orar të fillimit mësimor, në të gjitha shkollat. Ne nuk kemi nevojë për tre ndrime se sh.f “Liria”, nuk ka nevojë, “Kongresi i Manastirit”, “Emri Elezi”; “Nikolla Karev”, pra na duhen objekte”, tha Dardhishta, për Almakos.
Megjithëse nuk kanë munguar asnjëherë shkollat dhe paralelet me mësim në gjuhën maqedonase, prapëseprapë në nivelin e shkollimit të mesëm janë shtuar më tepër mundësitë për shkollimin në këtë gjuhë. Kështu, nga 98 shkolla të mesme, ku pesë vite përpara mësohej në gjuhën maqedonase, në vitin 2015/2016 ai numër shkoi në 103 shkolla, pra u rrit për pesë më shumë.
Ndërkaq për shqiptarët dhe turqit, të cilët kanë trashëguar mungesa të shumta sa i takon rrjetit të shkollave të mesme e ku mësimi zhvillohet në gjuhën e tyre amtare, është rritur vetëm me nga një shkollë më shumë numri i institucioneve shkollore me mësim në ghuëhn shqipe dhe turke. Kështu, nëse në vitin shkollor 2011/2012 mësimi në gjuhën shqipe zhvillohej në 36 shkolla të mesme, pesë vite më vonë – sikurse tregojnë të dhë- nat e Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), ky numër nuk është më i lartë se 37 shkolla. Për mësimin në gjuhën turke numri i shkollave të mesme është rritur nga 11 në 12 shkolla. Në bazë të këtyre të dhënave është lehtësisht e kuptueshme se jo të gjithë nxënësit në Maqedoni ndajnë kushte dhe mundësi të barabarta shkollimi.
Të dhënat e ESHS-së tregojnë se raporti i shkollave, sipas gjuhës në të cilën zhvillohet mësimi, është i thellë dhe se në të gjitha rastet, situata është në disfavor të nxënësve shqiptarë, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve sot e kësaj dite vazhdojnë të shkollohen në gjuhën maqedonase dhe statistikisht llogariten si nxënës maqedonas. Por edhe përkundër kësaj, arsimi i mesëm në Maqedoni dallon shumë sipas gjuhës në të cilën zhvillohet mësimi.
Konkretisht, duke filluar nga numri i shkollave të reja – situata është me sa vijon: nëse në periudhën nga viti shkollor 2011/2012 deri 2015/2016, në nivel të shkollave të mesme është rritur për 8 numri i shkollave të mesme, shkollat ku mësohet në gjuhën maqedonase janë zgjeruar për 62.5 për qind rritje nga shtimi i përbashkët.
Ndërkaq, shkollat ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe janë shtuar me vetëm 12.5 për qind nga shtimi i përbashkët. Po kaq janë rritur mundësitë edhe për shkollimin në gjuhën turke. Shtim të dukshëm në këtë periudhë kanë pësuar shkollat ku mësimi zhvillohet në gjuhën angleze, edhe atë në nivelin e 50 përqindëshit nga shtimi i përbashkët. Sepse, nga tetë sa ka qenë numri i shkollave të mesme ku mësimi zhvillohej në gjuhën angleze (2011/2012), mësimi në këtë gjuhë pas pesë viteve është zgjeruar në 12 shkolla. Të analizuara veç e veç, shkollat sipas gjuhës në të cilën zhvillohet mësimi në raport me numrin përgjithshëm të shkollave për një vit të caktuar, nga 2011/2012 deri 2015/2016 rritje më të madhe në pjesëmarrje ka shënuar mësimi në gjuhën angleze. Nëse në vitin shkollor 2011/2012 këto shkolla përbënin 7.1 për qind të numrit të përgjithshëm (pra anglisht mësohej në 8 nga 113 shkolla) pesë vite më vonë – anglishtja shtrihet në 10 për qind, ose në 12 nga 121 shkollat e mesme të vitit shkollor 2015/2016.
Rritje në pjesëmarrje ka shënuar edhe mësimi në gjuhën turke edhe atë nga 9.7 për qind në 10 për qind. Sakaq, pavarësisht pjesëmarrjes më të madhe që kanë në nivelin e arsimit të mesëm, gjuha maqedonase dhe gjuha shqipe, që të dyja në harkun kohor prej pesë viteve kanë shënuar rënie. Nëse për maqedonasit, respektivisht mësimi në gjuhën maqedonase në vitin shkollor 2011/2012 ishte pjesë- marrës me 86.7 për qind (98 nga 113 shkolla), pas pesë vitesh mësimi në këtë gjuhë zbret në 85.1 për qind, kurse shkollat ku mësohej në gjuhën shqip nga 31.9 për qind (ose 36 shkolla nga 113) për vitin shkollor 2011/2012 ranë në 30.6 për qind (ose 37 shkolla nga 121 gjithsej) për vitin 2015/2016. E përbashkëta e ulje-ngjitjeve në nivelin e arsimit të mesëm në gjuhën maqedonase, shqipe dhe turke është se në të tre këto gjuhë ka rënie në numrin e nxënësve nga viti shkollor 2011/2012. Për paralelet maqedonase, ky numër ka shkuar nga 62.029 në 53.072 nxënës. Te shqiptarët, për periudhën e njëjtë nga 26.377 në 21.623 nxënës, kurse te turqit nga 1600 në 1132 nxënës. Vetëm te mësimi në gjuhën anglezë është rritur numri i nxënësve edhe atë nga 1161 nxënës në vitin 2011/2012 në 1798 nxënës pas pesë viteve. Në total, pavarësisht gjuhës në të cilën është zhvilluar mësimi, numri i nxënësve ka shkuar nga 91.167 në 77.625. Pra, në nivel shteti kemi 13.542 nxënës më pak ose 14.8 për qind.
Delvina Kërluku
Almakos.com