Nga 20 ministra që ka kabineti i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, 10 prej tyre janë shqiptarë.
Si ka mundësi që gjuha shqipe të ketë probleme me zbatimin e saj? Vetë shqiptarët drejtojnë gishtin nga shqiptarët e politikës, që sipas tyre, kanë bërë kompromise për përfitime personale.
Nëse futeni në web faqet e ministrive që udhëhiqen nga shqiptarët do të shihni se gjuha shqipe atje është me google translate dhe nuk ka seriozitet, të gjithë aplikimet, dokumente, projektet janë vetëm në gjuhë maqedonase”, u shpreh Bilall Kasami, kryetar i Komunës Tetovë.