Shqiptarët që jetojnë në Shkup po i përcjellin me vëmendje të plotë zhvillimet në veri të Kosovës.
Disa thanë se zgjidhja mund të arrihet vetëm nëse krerët e shteteve ulen në tryezë të dialogimit, derisa rol të rëndësishëm sipas shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut ka edhe bashkësia ndërkombëtare, që sipas tyre duhet të ndërhyjë në kësi raste, para se situata të eskalojë.
