Shteti i IRJMsë (Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë) ndodhet në udhëkryqin më të rëndësishëm në historinë e ekzistencës së vet. Situata e krijuar së fundmi shpalosi edhe një herë hapur urrejtjen e popullit sllav karshi shqiptarëve. Mbase disa do të thuan se shumica e sllavëve nuk ndjejnë urrejtje për shqiptarët, për faktin që VMRO dhe LSDM janë shumë afër me vota. Por nuk duhet harruar se LSDM është afër me vota vetëm si pasojë e faktit që afërsisht 40.000 shqiptar kanë votuar për të. Nëse zgjedhjet do të përsëriten dhe që besoj se do të ndodh, VMRO do të fitojë bindshëm karshi LSDMsë.
Por për shqiptarët nuk është aspak me rëndësi se kush fiton nga pala tjetër. Shqiptarët kurrë nuk kanë pasur situatë dhe rrethana më të mira politike. Përfundimisht konflikti kombëtar që zhvillohej në mes institucioneve dhe shqiptarëve apo në mes sllavëve dhe shqiptarëve u zhvendos aty ku e ka vendin, në kuvend mes politikanëve. Ishte shumë keq që deri më tani politikanët bashkëvepronin të lumtur në institucione (dhe ne krim të organizuar) , kurse në anën tjetër shqiptarët shtypeshin e diskriminoheshin nga po të njejtat institucione. Tanimë problemi është i hapur për tu zgjidhur. Dhe zgjidhja është në duar të politikanëve shqiptar. Zgjidhja e vetme e kësaj situate është pozicionimi dhe insistimi i shqiptaëve për barazi pa kusht.
Barazia si koncept është e jollogaritshme, asgjë nuk mund të jetë pjesërisht e barabartë. Barazia si e drejtë universale e popujve është e lidhur ngushtë me drejtësinë. Mungesa e barazisë autoamtikisht nënkupton padrejtësi.
Barazia nuk duhet të jetë synim politik i shqiptarëve në IRJM, barazia është e drejtë universale. Rrjedhimisht barazia duhet te jetë si pikënisje prej ku fillon politikbërja për shqiptarët. Barazia duhet të mos jetë temë diskutimi, e jo më çështje kompromisi. Çdo marrëveshje politike mund të konsiderohet e mirë vetëm atëherë kur bëhet mes palëve që trajtojnë njëra tjetrën si të barabartë, çdo marrëveshje në mungesë të barazisë do të ishte e padrejtë!
Barazia është kusht jetik për ekzistencën e vet shtetit, rrjedhimisht shqiptarët nuk kanë nevojë ti lusin sllavet për qeverisje, u takon sllavëve të vendosin a duan të shpëtojnë shtetin dhe të pranojnë të jetojnë me ne shqiptarët si të barabartë, apo do i hapin rrugë opsionit tjetër, të federalizojmë shtetin dhe të kemi pushtete dhe institucione të ndara.
Shqiptarët ne këtë moment dëshmuan vetes fillimisht, e pastaj edhe të tjerëve se kanë fuqi politike të një kombi shtetformues. Fakti që politikanët tanë nuk janë sjellur si të tillë deri më tani nënkupton se kanë shitur interesat kombëtare për pak pushtet.
Shqiptarët në IRJM, deri më sot kurrë nuk janë sjellur si komb shtetformues, ka ngelur vetëm që të kuptojnë se sa jetike është që të sillen si të barabartë!
Data 27.03.2026
Aktuale
- Banka popullore-RMV: Shkalla e shtresës mbrojtëse kundërciklike të kapitalit mbetet 2%
- Kamerat e “Safe City” po instalohen edhe në Veles, sistemi duhet të fillojë të funksionojë në fund të korrikut
- Vjedhja në Xhaminë e Sllatinës, ja çfarë thotë raporti i policis
- Tmerr në një familje në Tetovë: 31-vjeçari sulmon nënën e tij dhe e kërcënon me mjet të mprehtë, policia parandalon tragjedinë!
- Arrestohet 78-vjeçari në Kamjan: Policia e dërgon direkt në burgun e Tetovës për të vuajtur dënimin!
- “Kam marrë 25 mijë euro kredi për Naim Murselin”- Vrasja e Liridona Ademajt, dëshmon Kushtrim Kokalla: Isha në dijeni të konfliktit mes çiftit, por…
- Dy Dekada Edukim dhe Inovacion: 20 Vjet IBU
- Kamerat e “Safe City” po instalohen edhe në Veles, sistemi duhet të fillojë të funksionojë në fund të korrikut

