
Ky është reagimi që vjen nga Amet Gjanaj, deputeti shqiptar në parlamentin e Brukselit. Me ironi ai e cilëson shtetin grek, si shtet evropian dhe fton shtetin shqiptar t’i përgjigjet me po kaq “evropianizëm” grekëve duke përzënë disa elementë pro grekë në tokën shqiptare të cilët ushtrojnë lirshëm aktivitetin e tyre nacionalist progrek prej 25 vitesh. Përmes një mesazhi në Facebook, Gjanaj “përgëzon” shtetin “evropian grek dhe i bën një propozim interesant shtetit shqiptar.
“Përgëzoj” shtetin “evropian” grek për këtë veprim kundër shprehjeve kolektive të organizuara që “rrezikojnë” sigurinë kombëtare greke dhe ftoj shtetin tonë që të adoptojë këto praktika të një shteti “evropian” duke dënuar maksimalisht Vasil Bollano, Vangjel Dulen dhe Janullatos (për këtë të fundit, rekomandoj dëbimin në Greqi ngaqë shtetësia e tij është greke) dhe shumë të tjerë që kanë kaq vite që rrezikojnë sigurinë tonë kombëtare”, shkruan Gjanaj.
24 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

