Autoritetet maqedonase pritet të marrin nga autoritetet e Shqipërisë, materialet e regjistruara nga kamera të sigurisë lidhur me arratisjen e ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski.
Prokurori Publik Lubomir Joveski tha se deri më tani kanë arritur të mbledhin disa të dhëna, por ende po i presin incizimet nga kamerat e sigurisë të pikë-kalimeve kufitare mes Maqedonisë dhe Shqipërisë.
Deri më tani për arratinë e Gruevskit janë dëgjuar rreth 20 dëshmitarë, ndërsa pritet që në pyetje të merren dhe 4 të tjerë.
Ish kryeministri maqedonas u arratis nga vendi i tij në muajin nëntor të vitit të shkuar nëpërmjet Shqipërisë, për të kaluar më pas në Malin e Zi, Serbi dhe për tu vendosur në Hungari, ku kërkoi dhe ju akordua azil politik. Ai u dënua me vendim të formës së prerë nga gjykata në Shkup me dy vite burg për korrupsion.

