29 Janar 2019 / 15:08
Incizimet të cilat i kërkonte Prokuroria Publike nga Shqipëria që të vërtetohet se si është arratisur ish kryeministri Nikolla Gruevski akoma nuk kanë arritur në Maqedoni, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që të njëjtat të ishin shlyer. Kjo mund të konstatohet nga deklarata e sotme e Prokurorit Publik, Lubomir Joveski.
“Lidhur me incizimet dy persona zyrtar ishin në Shqipëri, por kërkesës për video incizimet autoritetet shqiptare nuk i janë përgjigjur plotësisht. Incizimet deri tani në këtë moment nuk janë siguruar. Kishte një arsyetim se sistemi në mënyrë automatike i ka shlyer incizimet”, tha Joveski.
Loading…


