Të gjitha institucionet shtetërore dhe personat juridikë publikë janë të detyruar më së voni deri më 15 shtator të këtij viti të ndërrojnë targat e automjeteve zyrtare me targa të reja, me ngjyrë speciale. Detajet priten nesër në konferencë për shtyp, të paralajmëruar nga Shërbimi i punëve të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë.
Është paralajmëruar prani e drejtori të SHPPP-së, Ivica Tomovski, ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, zëvendëskryeministrit përgjegjës për qeverisje të mirë, Arben Fetai, si dhe drejtorëve të institucioneve të tjera shtetërore.
Vendimi për këtë risi është miratuarn në seancën e qeverisë më 29 korrik.
#Qëllimi i kësaj mase është i qartë: rritja e transparencës, llogaridhënies dhe vendosja e kontrollit mbi përdorimin e automjeteve zyrtare. Shënjimi i automjeteve do t’u lejojë qytetarëve t’i dallojnë ato lehtësisht nga ato private, duke parandaluar kështu keqpërdorimin e tyre për qëllime personale, private ose partiake, shpjeguan nga SHPPP.
Është paralajmëruar se do të hapet edhe një linjë telefonike, ku qytetarët mund të paraqesin keqpërdorimin e automjeteve zyrtare. U theksua se çdo paraqitje do të regjistrohet dhe do të trajtohej në përputhje me procedurat ligjore.
Në fazën përfundimtare është edhe përgatitja e një regjistri qendror për të gjitha automjetet zyrtare, gjë që do të sigurojë kontroll dhe njohuri shtesë në përdorimin e tyre.
“Me këtë vendim përmbushet një tjetër premtim kyç – menaxhim i përgjegjshëm me burimet shtetërore dhe llogaridhënie e plotë ndaj opinionit. Shteti dërgon një mesazh të qartë se burimet publike janë për përdorim publik, jo për përfitime personale. Duke krijuar një sistem për njohuri dhe kontroll publik, vendosen standarde më të larta të integritetit dhe llogaridhënies në punën e të gjitha institucioneve”, theksohet në kumtesën nga SHPPP.