Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit shënoi garën e nëntë të ndihmës së parë në kategorinë e të rinjëve ku ishin të inkuadruar nxënësit e shkollave fillore të qytetit. Për të marrë pjesë në këtë garë disa komuna, si: e Karposhit, Kisella Vodës, Gazi Babës, Çairit dhe Komuna Qendër, kishin përzgjedhur grupet më të mira, numri i të cilave arriti në 13.
Aleksandra Ristovki, punëtore profesionale në Kryqin e Kuq, tha se interesimi i të rinjve është i madh, dhe se ka persona të caktuar që merren me stërvitjen e tyre. Ajo më tej shtoi se kjo nuk është thjesht një garë, por një aktivitet i rëndësishëm, pasiqë me njohuri të tilla mund t’i shpëtohet jeta dikujt.
Për Almakos Ristovski deklaroi se kanë një rrjetë të fuqishëm shkollash , të cilat merren me trajnimin e vullnetarëve për të dhënë ndihmën e parë dhe sigurisht që për këtë, siç tha ajo, kanë marrë mbështetje nga arsimtarët, profesorët dhe përgjegjësit e ndihmës së parë.
“Ne i trajnojmë vullnetarët që kur të hasin në ndonjë fatkeqësi, si në rastet kur personi ka lëndime trupore, gjakderdhje, kur gjendja e tij është e rëndë, t’u ofrojnë ndihmën e parë. Rezultatet e deritanishme janë pozitive. Ne si organizatë kemi programe interesante, të cilat bazohen më shumë në praktikë se sa në teori, me qëllim që të mund t’i praktikojnë të rrinjtë në përditshmëri” tha Ristovski.
Me tej, ajo shtoi se qëllimi i kësaj gare është që t’i nxisin të rinjtë që të meren me më shumë aktivitete.
Në organizim dhe pjesëmarrje të kësaj gare për dhënien e ndihmës së parë janë përfshire 200 punonjës mes të cilëve, mjekë, gjyqtarë, manekenë, të logjistikës dhe vullnetarë.
H.Fejzulla
Almakos.com