Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar pak orë më parë në Tiranë. Ende nuk dihen shkaqet ,vendi dhe si ka ndodhur shpërthimi por nga ajo çfarë është dëgjuar mund të themi se ishte shumë i fuqishëm..Shumë qytetarë janë shqetësuar dhe e krahasojnë atë njësoj me shpërthimin e shumë viteve më parë në Gërdec,se janë trembur pasi ka shaktuar përplasje të dyerve dhe dritareve të banesave.
Shpërthimi është ndier në shumë zona të qytetit të Tiranës si në rrugën e Elbasanit ,DonBosko.Deri më tani thuhet se ky shpërthim erdhi si pasojë e levizjeve të avionëve dhe helikopterëve të Nato-s të cilët po flururonin duke ushtruar stërvitje dhe në momentin e uljes ka ndodhur shpërthimi.