Të tjera detaje janë bërë publikë në lidhje shpërthimin me lëndë plasëse në një lokal në Lezhë. Sipas policisë, pronari i lokalit është shtetasi I.M 47 vjeç. Nga shpërthimi ka vetëm dëme të konsiderueshme materiale.
Ndërkohë sipas News24, kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur një person i veshur me kapuç afrohet dhe vendos lëndën plasëse, më pas largohet.
“Policia e Lezhës njofton se sot, (14 mars) rreth orës 03:00, të mëngjesit, në qytetin e Lezhës, para derës së lokalit të mbyllur, të shtetasit I. M., 47 vjeç, është hedhur lëndë plasëse dhe për pasojë janë shkaktuar dëme materiale”, tha Policia.
Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.