Pak ditë pas shpërthimit me tritol në banesën e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, prokuroria e Durrësit pretendon se 34-vjeçari Arlen Hasanaj i arrestuar për këtë ngjarje e ka planifikuar itenerarin e mbrëmjes së 24 janarit për të krijuar alibi se nuk ka qenë ai personi që ka ndezur eksplozivin,.
Këtë hipotezë, organi i akuzës në qytetin bregdetar e ka krijuar pasi nga kamerat e sigurisë të qendrës tregtare Hasanaj shikon nga kamerat e sigurisë. Kjo u mësua nga “Faxweb”.
Mbi këtë të dhënë dhe një plagë në dorë e konsideruar si djegie bëri që dje trupa gjykuese e Gjykatës së Durrësit caktoi masën “arrest me burg” për Hasanajn.
Pala mbrojtëse pretendon se plaga në dorë i është shkaktuar nga një kafshim, ndërsa në momentin kur u ndez tritoli në shtëpinë e Dukës 22:03, Arleni po parkonte makinën e tij dhe të bashkëshortes në banesë.
Avokati i tij Ilia Ilia e konsideroi këtë proces gjyqësor përtej interesave ligjore dhe se do t’i shkojë deri në fund të çështjes për klientin e tij.



