Një bombë e përpunuar në dorë ka shpërthyer sot në mëngjes në librarinë e zëvendës kryetarit të partisë më të madhe opozitare në Greqi “Demokracia e Re”, Adonis Grigorijades, kumtojnë mediat greke.
Një person i panjohur ka telefonuar në redaksinë e stacionit të internetit grek për të thënë se është vendosur një mjet shpërthyes në librarinë në bulevardin “Kifisija” në Athinë dhe ka paralajmëruar se alarmi nuk është i rremë.
Rajoni u bllokua nga ana e policisë, e cila e pengoi edhe lëvizjen nëpër bulevard.
Pak më vonë bomba ka shpërthyer, ndërsa gjatë hetimit janë gjetur tre mjete të improvizuara të shpërthyera dhe pesë të tjera, të cilat nuk kanë shpërthyer.
Nga shpërthimi janë nxirë vetëm grilat e jashtme të dyqanit.

