Një shpërthim është regjistruar në një shkollë fillore në Serres, Greqi.
Protothema,gr shkruan se fëmija ndërroi jetë në spital. pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ai nuk ia doli te mbijetonte.
Aktualisht 2 fëmijët e lënduar ndodhen në spitalin e Përgjithshëm në Serres.
Siç njoftojnë mediet greke, shpërthimi ka ndodhur në rezervuarin e naftës, që përdorej për ngrohje në shkollën e 9-të fillore në Serres.
Shpërthimi në rezervuar ka ndodhur për shkaqe të panjohura. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.