Mbrëmë Oda Ekonomike e Energjetikës së Maqedonisë në profilin e saj në Facebook njoftoi se vetura e kryetarit të Odës Ekonomike Gjorgi Manaskov ka shpërthyer në autostradën te udhëkryqi në Vizbegovë në drejtim të Shkupit.
– Advertisements –
Gjatë momentit të shpërthimit Manaskov ishte në makinë bashkë me një udhëtarë.
Oda e Tregtisë bën me dije se policia e ndërhyrjes së shpejtë që ndodhej aty pranë dhe zjarrfikëset kanë reaguar menjëherë, por nuk kanë arritur të shuajnë zjarrin Mercedesin S200 të zi, i cili u dogj krejtësisht në më pak se 3 minuta.
Nga Oda Ekonomike e Energjetikës bëjnë të ditur se nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar.



