Një bombol gazi ka shpërthyer në katin e dytë të një pallati në qendër të qytetit të Pogradecit, e raportohet se një grua k mbetur e plagosur si shkak i shpërthimit.
Deri më tani nuk është bërë i ditur identifikimi i saj, e as gjendja e saj shëndetësore.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse.
Sakaq, uniformat blu po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.