Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë patrullimit në Leposaviq ka hasur një person, shtetas serb, i cili ishte duke shpërndarë afishe në gjuhën serbe.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, përmbajtja e këtyre afisheve lidhet me veprën penale “Nxitje e urrejtjes dhe mosdurimit”.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar, ndërsa rasti po vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.