Në vend që të ndjekim pretendime të rreme, ne duhet t’i përqendrojmë përpjekjet tona në rajonet ku pandemia ka gjasa të shfaqet
• Peter Daszak është drejtor i Aleancës Eko shëndeti
Në një intervistë të fundit për Telegrafin, ish-kreu i MI6 SirRiçardDearlove citoi një raport shkencor “të rëndësishëm”i cili sugjeronte sevirusi i ri korona nuk ishte shfaqur natyrshëm, por ishte krijuar nga shkencëtarët kinezë. Dearlove tha se ai besonte se pandemia kishte “filluar si aksident” pasi virusi doli nga laboratori. Një muaj më parë, sekretari i shtetit të ShBA-së, Majk Pompeo, kishte thënë se ai kishte “prova të shumta” që Kovid-19 është krijuar në një laborator në Kinë, vetëm për tu tërhequr nga ky pretendim në televizion drejtpërdrejt në fjalinë e njëjtë.
Sugjerimet që Kovid-19 është virus i krijuar nga njeriu janë kapitulli i fundit në përrallafajësimi, keqinformimi dhe akuzimi. Tregoni teoricienët e konspiracionit, duke nxitur tregimin e tyre për laboratorin me siguri të lartë BSL-4 në Wuhan, ku eksperimentet misterioze për të hartuar “franken viruse” çuan në pandeminë tragjike globale. Tregoni analizat gjenetike që tregojnë për futje “të papritura” në kodin A, G, T dhe C që shpjegojnë sesi ky virus nuk mund të kishte evoluar në mënyrë të natyrshme. Tregoni qëndrimin politik kundër Kinës, me propozim për hetim, sanksione tregtare, madje edhe dëmshpërblime.
Përcaktimi i origjinës dhe shfaqjessë një pandemie është po aq e vështirë dhe komplekse sa studimi i një avioni të përplasur. Ashtu si një hetues i aksidenteve ajrore bashkon fragmente në një vend përplasjeje, gjetja e origjinëssë një virusi të ri është shumë e vështirë dhe kërkon shumë kohë, dhe kërkon logjikë dhe arsye. E di, sepse kjo është pikërisht ajo që organizata jonë Alianca Eko shëndeti bën. Ne punojmë në të gjithë botën për të identifikuar origjinën e pandemive, t’i hartojmë dhe t’i analizojmë ato dhe t’i përdorim këto rezultate për të parashikuar se ku do të shfaqet pandemia tjetër. Ne pastaj i synojmë këto “pika të nxehta” për mbikëqyrje më të zgjeruar, për programe për krijimin e kapaciteteve dhe zvogëlimine rrezikut për të parandaluar shfaqjen e sëmundjeve.
Unë gjithashtu e di punën e institutit të virologjisë së Wuhanit, sepse kemi qenë partnerë me ta në projekte kërkimore. Për 15 vitet e fundit ne kemi punuar në Kinë për të analizuar grupin e viruseve nga të cilët kanë dalëSarsi dhe Kovid-19 tani. Duke vëzhguar më shumë se 16,000 lakuriqë, ne treguam se Sarsi u shfaq nga një grup korona virusesh të bartur nga lakuriqë hundë patkua që janë në numër në të gjithë Kinën jugore dhe qendrore dhe shpesh shiten në tregjetë mishit. Kemi gjetur viruse të lidhura me Sarsin që mund të infektojnë qelizat njerëzore në laborator, të shkaktojnë sëmundje në kafshët laboratorike dhe të shmangin ilaçet dhe vaksinat e krijuara për të na mbrojtur. Kemi punuar me shkencëtarët të cilët e kanë zbuluar ilaçin Remdesivir për të treguar se ishte efektiv kundër koronaviruseve të njohura njerëzore dhe viruseve për të cilat ne dyshonim se mund të shfaqen pastaj. Ne ngritëm flamurin e kuq tek këto viruse dhe theksuam potencialin e tyre për të shkaktuar pandeminë tjetër.
Puna jonë 15 vjeçare në Kinë tani na vë në një pozitë unike për të identifikuar, me një shkallë të jashtëzakonshme besimi, origjinën e mundshme të Kovid-19. Në një punim të fundit, i cili do të paraqitet në një revistë profesionale, raportuam 781 sekuenca gjenetike të koronaviruseve me origjinë nga lakuriqët, të panjohura më parë për shkencëtarët. Këto përfshijnë llojin më të afërt të njohur me Sars-CoV, Sars-CoV-2 dhe Sads-CoV, një virus që mbyti më shumë se 25,000 derra në Guangdong në vitin 2016 dhe 2017. Të gjitha transportohen nga lakuriqë hundë patkua të cilët gjenden nëpër Kinën jugore dhe vendefqinje. Raporti ynë vjen në përfundim se Kovid-19 ka origjinë nga lakuriqët, në një pikë të nxehtë të evolucionit viral përgjatë kufirit të provincës Yunnan në Kinë, Myanmar, Laos dhe Vietnam.
Shumica e njerëzve (përfshirë ish-drejtuesit e agjencive të inteligjencës) nuk janë të trajnuar se si të deshifrojnë kode gjenetike, kështu që ne duhet të vlerësojmë ashpërsinë e hulumtimeve konkurruese për të përcaktuar të vërtetën e pretendimeve që Kovid-19 ishte i krijuar nga njeriu. Duke shkruar në revistën profesionale“Nature Medicine”, studiuesit fuqishëm kundërshtuan idenë se kodi gjenetik ishte manipuluar me qëllim. Ndërsa artikulli në “Nature Medicine” u shkrua nga virologë të lartë, një autor dhe Xhon Fredrik Moxnes, këshilltari kryesor shkencor i ushtrisë Norvegjeze, i cili tashmë ka tërhequr emrin e tij nga punimi i cituar nga Dear love – ndërsa shkencëtarët nga instituti “Francis Crick” dhe “Imperial College London” gjithashtu hodhën poshtë rezulatet e tyre.
Edhe pretendimi në versionin e mëparshëm të këtij punimi me dëshmi “padyshim se virusi Kovid-19 është projektuar” u hoq në versionin e mëvonshëm. Ky pretendim mbështetej në insertimin në kodin gjenetik për proteinën pikante të virusit, pjesa ku virusi ngec në qelizat tona. Por zbulimi i një koronavirusi të ri lakuriqësh në Kinën jugore, i lidhur ngushtë me Sars-CoV-2, i cili përfshin insertim të ngjashme tregon se kjo mund të evoluojë natyrshëm.
Në kundërshtim me idenë se shkencëtarët kinezë lëshuan qëllimisht virusin, modelet ekzistuese të infeksionit sugjerojnë se përhapja e gjerë e Kovid-19 ishte çështje kohe, jo mundësie. Vetëm një grupi vogël i njerëzve punojnë në korona viruse të lakuriqëve në laboratorë në Kinë, dhe ata mbajnë maska dhe doreza në mënyrë që të mos ndotin laboratorët e tyre. Në vitin 2018, kemi kryer një studim pilot të njerëzve që jetojnë në provincën rurale Yunnan dhe gjetëm se gati 3% kishin antitrupa për koronaviruset e lakuriqëve. Zgjerimi i këtyre të dhënave për të mbuluar zonën e dendur të populluar në Azinë Juglindore, ku është e njohur se ka lakuriqë që kanë korona viruse, mund të vlerësojmë me siguri se midis një dhe shtatë milion njerëzve janë të infektuar me koronaviruse të lakuriqëve çdo vit.
Fatkeqësisht, ky lloj i logjikës nuk do t’i ndalojë teoricienët e konspiracionit. Fuqia e errët e internetit do të thotë që çdokush, kudo, mund të gjejë prova për të bërë jehonë edhe për pretendime nga më të çuditshmet. Teoritë që Sarsi e ka origjinën nga hapësira apo që HIV ishte prodhuar nga njeriu janë lehtësisht të kapshme, por nuk i bën ato të vërteta. Konspiracione të tilla u luajnë instinkteve dhe paranojave tona më themelore – frika që tresin logjikën dhe arsyen. Detajet se si natyrshëm u shfaq ky virus janë shumë më pak tërheqëse. Ato janë rreth asaj se si njerëzit dhe kafshët kanë bashkëvepruar me mijëra vite, tani në një shkallë të paparë.Janë në lidhje me atë se si dominimi njerëzor i ekosistemeve të tokës ndërsa shkelim në mjediset jetësore të kafshëve po hap rrugë të reja për viruse, dikur të fshehura në thellësi të pyllit për t’u transmetuar te njerëzit.
E edhe kur Kovid-19 vazhdon të përhapet në të gjithë botën, analizimi i origjinës së tij është me rëndësi kritike për speciet tona në këtë planet. Nëse lejojmë mitet dhe thashethemet të vendosin agjendën tonë për parandalimin e pandemisë, e ngatërrojmë, fjalë për fjalë, pyllin për pemët. Ne vlerësojmë se ka 1.7 milion viruse të pazbuluara në botën e kafshëve në pikat e nxehta të sëmundjeve, siç janë Azia Juglindore rurale. Në vend që të ndjekim konspiracionet, ne duhet të përqendrojmë përpjekjet tona në këto rajone dhe komunitete në vijën e parë të frontit. Një pandemi e tillë si kjo nuk është tragjedi një herë një jete. Injorimi i udhëzimit të bashkësisë shkencore globale se si dhe pse ato shfaqen do të na kushtojë shumë të gjithë ne.
Peter Daszak është drejtor i Eco Health Aleancës, organizatë joqeveritare e përkushtuar për të analizuar dhe parandaluar pandemitë
Burimi: The Guardian, 09.06.2020
Përktheu dhe përshtati: Tasim Ameti
Antiteza.org/18.06.2020