Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim në mbështetje të strukturave që kanë qenë në terren gjatë sezonit të verës për përballimin e situatave të zjarreve në vend.
Efektivët e Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, Mbrojtjes Civile dhe shërbimeve zjarrfikëse shpërblehen me 1 deri në 3 paga mujore, në varësi të kohëzgjatjes së angazhimit të tyre në operacionet e shuarjes së zjarreve gjatë verës 2025.
Ky vendim vjen si vlerësim për sakrificën e drejtpërdrejtë në mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit, në një sezon ku vendi është përballur me një numër të lartë vatrash zjarri dhe temperatura ekstreme.
Njoftimi:
Agjencia për Media dhe Informim bën me dije se në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për shpërblimin me 1 deri në 3 paga mujore të efektivëve të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, Mbrojtjes Civile dhe shërbimeve zjarrfikëse, në varësi të kohëzgjatjes së angazhimit të tyre në operacionet e shuarjes së zjarreve gjatë verës 2025.