Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka ngritur padi penale kundër një të mituri 17-vjeçar nga fshati Uzurmisht, për shkak se ekziston dyshimi se ka kryer gjashtë vepra penale “vjedhje e rëndë”, kundër personit me inicialet A.A., vjeç 20, nga fshati Radiovcë dhe kundër personit me inicialet M.A., vjeç 18, nga fshatiNovosellë, për shkak të dyshimit të kryerjes së veprës penale “ndihmë”, kurse personat O.B. (23) nga Tetova, A.B. (37) nga Tetova dhe I.S. (26) të dyshuar për kryerjen e veprës penale “fshehje”.
Gjatë periudhës kohore nga 5 janari-18 shkurt të këtij viti. i akuzuari i parë me ndihmën e A.A dhe M.A, duke përdorur forcën fizike dhe mjete të forta, me dhunë kanë hapur derët kryesore të shtëpive të gjashtë personave, ku kanë marrë televizorë, laptopë, turjela dhe “hillte”, ndërsa të denoncuarit e tjerë i fshihnin mjetet e vjedhura edhe pse e dinin se vinin nga vepra të kryera penale, duke përfituar në mënyrë të paligjshme gjëra me vlerë prej rreth 84 mijë denarëve. /albeu.com/