Është shpallur Thirrja publike për përzgjedhjen e “Shkencëtarit më të
mirë të ri” për vitin 2017, mirënjohje që për tetin vit me radhë e ndan presidenti i Republikës së Maqedonisë,. Gjorge Ivanov.
Thirrja publike e “Shkencëtarit më të mirë të ri” për vitin 2017, është e hapur deri më 31 dhjetor për të gjithë të rinjtë deri në moshën 30 vjeçare, të cilët në punën e deritanishme shkencore kanë arritur rezultate të rëndësishme.
Kusht për konkurrim për personat e interesuar është që të kenë marrë çmim ose mirënjohje për punën shkencoro-hulumtuese, rezultatet nga puna shkencoro-hulumtuese të jenë publikuar dhe zbatim të rezultateve nga hulumtimi shkencor për vitin vijues 2017.
Aplikacioni për pjesëmarrje në thirrjen publike duhet të përmbajë biografi, projekte të realizuara në vitin 2017, me të cilat konkurrohet (një në formë të shtypur një në elektronik – CD) dhe dëshmi për shtetësi të Republikës së Maqedonisë.
Dokumentet duhet të dorëzohen në Kabinetin e presidentit të Republikës së Maqedonisë më së voni deri më 31 dhjetor të vitit 2017.
Data 20.09.2025
Aktuale
- Aliu: Në kohë rekorde realizuam mbi 1.250 punësime në shëndetësinë publike
- Moti në mëngjes i kthjellët dhe më i freskët, gjatë ditës me diell
- Zbulohet një lokal ku ushtrohej p*stitucion, arrestohen 2 punonjëset e s*ksit nga Uganda dhe 3 organizatorët
- Izet Mexhiti nga Serova: Në vitin e parë, qytetarët e Çairit s’do të shohin më mbeturina me sy
- Marsh simbolik me motorë nga Prishtina drejt Hagës e Brukselit në solidaritet me ish-krerët e UÇK-së
- Pastruesja kosovare në Zvicër akuzohet se “fshiu” deri në 40 mijë franga
- Pep Guardiola kritikon shpenzimet e klubeve të tjera… në Premier League!
- Plumbi qorr e godet në kokë një qytetar në Klinë