Lulzim Leci nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se ky subjekt partiak i cili në garë zgjedhore hynë në koalicion me PSD-në, kanë përfshirë përmes shortit emrat në listën e kandidatëve për deputetë.
Por Leci tha se ky short, nuk vlejti për numrin 1 dhe 110, të cilat bartin Ramush Haradinaj e Shpend Ahemti.
”Gjatë këtyre ditëve kemi bërë punë jashtëzakonisht të madhe”.
”Ne kemi konsultuar edhe njëherë për herë të fundit listën. E kemi pasur listën e gaçme që nga dita e djeshme. Lista është përpiluar me short. Është një listë që besojmë në të pasi kësaj liste i prin Ramush Haradinaj”, ka treguar ai në Klan Kosova.
”Kjo listë ka deputetë që besojnë në zot. Nuk ka qenë çështje e shortit numri 110 dhe nr 1 por ka qenë shorti për pjesën tjetër të anëtarëve të saj”.
”Të gjithë ata që nuk kanë të drejtë ligjore për të kandiduar nuk janë në listë. AAK ka parimet e saj dhe respekton ligjet që janë të thirrura përmes Kushtetutës së Kosovës”.



