Muaji i Ramazanit njihet si muaj i mëshirës dhe shtrirjes së dorës së solidaritetit. Andaj, organizatat humanitare edhe sivjet vazhdojnë me traditën e tyre si deri më tani, me shpërndarje të pakove ushqimore për skamnorët, por dhe me aktivitete të tjera të cilat shënojnë këtë muaj të bekuar të agjërimit.
Shoqata Humanitare “Legis” me pako ushqimi, u ndihmon jo vetëm familjeve të varfëra, por edhe refugjatëve të cilët janë të vendosur nëpër qendrat tranzitore ne vend.
“Ne si organizatë humanitare kemi pako që vazhdimisht I dhurojmë për familjet nevojtarë para dhe gjatë këtij muaji. Përvec produkteve ushqimore pakot përmbajnë edhe mjete higjenike, të cilat një pjesë I kemi shpërndarë dy ditët e para të muajit Ramazan, pjesëntjetër të pakove ushqimore do ti shpërndajmë ditëvë në vijim. Kemi shpërndar 300 pako ushqimore deri tani. Kështu do të vëprojmë edhe para festës së Bajramit, që sofrat e familjeve skamnore të jenë të mbushura si të gjithë të tjerëve. Ushqime ju dhurojmë çdo ditë refugjatëve të cilët janë të vendosur nëpër Qendrat Tranzitore, në Tabanoc dhe Gjevgjeli. Si dhe çdo fundjavë ju dhurojmë ushqim edhe refugjatëve që janë vendosur ne Vizbeg” – tha Emina Amit, përfaqësuese e shoqatës humanitare “Legis”.
“Janë tre forma të cilat organizata jonë humanitarë “El Hilal” gjatë muajit të Ramazanit bën aktivitete. Një është shpërndarja e pakove ushqimore, realizimi i iftareve dhe organizimi i tribunave shkencore për marrje të njohurive nga mjekësia dhe fusha të tjera. Vlen të theksohet se sot do të shtrohen 500 iftare në Çarshinë e Shkupit, të cilat i organizojmë në bashkëpunim me qytetin e Bursës. Deri tani i kemi shpërndarë 200 pako me ushqim, do të shpërndajmë edhe ditëve në vijim” – tha Ali Sadiku, përfaqësues i OH “El-Hilal”.
Jo vetëm shoqatat humanitare por edhe aktiviste humaniatë janë përveshur punës gjate këtij muaji duke ndihmuar skamnorët dhe jetimet
“Ne jemi një grup aktivistash vullnetarë, të cilët jemi angazhuar në shpërdarjen e 40 pakove ushqimore, aksioni jonë i rradhës për shpërndarjen e pakove me ushqim fillon prej javës që vjen. Përvec produkteve kryesore të ushqimit, këtij aksioni i bashkangjiten edhe kompani të prodhimit të produkteve të mishit të cilat , do të na ndihmojnë që këtyre pakove nga e hëna tu shtohen produkte mishi. Si aktivistë vullnetarë jemi në bashkëpunim me Organizaten Ekologjike “Duam Çair të Pastër”, me të cilët do të zhvillojmë aktivitete tjera të kësaj natyre” – tha Sadulla Halimi, aktivist humanitarë.
Nga shoqata ekologjike “ Duam Çair të Pastër” paralajmëruan edhe aktivitete ekologjike gjatë këtij muaji për pastrimin e parqeve sepse siç thonë ata, nuk është vetëm humanizmi si vlerë më e theksuar gjatë këtij muaji por përpjekja për largimin e veseve të këqia.
Prandaj me një organizmim të këtillë, dëshirojmë të pëçojmë mesazhin tek populli që të ruajnë dhe mirëmbajnë ambientinku jetojnë. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)