Me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe shqiptarëve Shoqata Zajazi në Zvicër organizojnë një program artistik me artistë, atdhetar, këngëtarë dhe persona publik nga ky rajon.
Shoqata ju bën thirrje të gjithëve që të marrin pjesë në manifestimin gjithashtu t’ju japim edhe mbështetje për këto talent të rinj dhe kurajo që të vazhdojnë me sukseset e tyre.
Postimi i plotë i Shoqatës në facebook:
“Me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe shqiptarëve ne si Kërçovarë organizojmë një program artistik me artistë, atdhetar, këngëtarë dhe persona publik nga ky rajon. Jeni të mirëseardhur ku prania juaj e madhështon manifestimin gjithashtu është mbështetje për këto talent të rinj dhe kurajo që të vazhdojnë me sukseset e tyre. Vazhdojmë traditën me evente që janë të paharruara dhe ku të gjithë bëhen bashkë në eventet tona. Ju ftojmë më datë 25.11.2017 që të bëheni pjesë e manifestimit kombëtarë shqiptarë. Prania juaj e bënë shumë më madhështor këtë event. Jeni të mirëseardhur️
️
️
️”.