Një shofer i Ndërmarrjes për Qarkullim Publik në Shkup ka përfunduar në spital pasi paraprakisht, kishte shuar zjarrin që e kishte kapluar autobusin që po e voziste në bulevardin “Boris Trajkovski” në Shkup, përcjell TV21.
“Sot (21.07.2025) në orën 07:16 në SPB Shkup është raportuar se në bulevardin “Boris Trajkovski” në Shkup ka shpërthyer një zjarr në një autobus të NQP-së, i cili drejtohej nga S.B., ndërsa ishte në lëvizje nëpër bulevard. Zjarri është shuar nga vetë S.B., i cili më pas është transportuar me autoambulancë në Klinikën e Toksikologjisë në kuadër të kompleksit klinik “Nënë Tereza” në Shkup, për të marrë ndihmë mjekësore. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.