Dr.Muhamed Kajolli
Lufta Rusi-Ukrainë po shkon drejt fundit pas hedhjes së djeshme të 100 raketave në 30 qytete të Ukrainës( ndonëse edhe sot po vazhdojnë me hedhjen e raketave). Putini sikur e nxorri nervozën nga vetja që iu shkaktua pas ‘sulmit’ të urës (arteries kryesore të logjistikës ruse) për në Krime, – viza territoret e aneksuara në Ukrainë.
Nëse Putini do të ngacmohej kështu edhe dy-tri herë ai mund të xhindohet më shumë dhe askush nuk mund të garantojë se nuk do ta përdorë arsenalin bërthamor…prandaj pritet që në këtë dimër të ketë një armpushim, gjë që më së shumti i konvenon Evropës dhe Rusisë.
(Nuk përjashtohet mundësia se ura është sulmuar nga vetë Putini për t’u bërë shkak i një armëpushimi sepse ky njeri po përjeton momentet e turpit të madh dhe kërkon alibi që lufta të vazhdojë në tryezë…).
Evropa ka frikë sepse e para ndien pasojat e xhindosjes së ruse, ndërsa SHBA të sigurtë në vetveten sikur iu shkon për shtati që këso ngacmime të ketë edhe më shumë për ta parë se sa larg mund të shkojë xhindosja e Putinit. Duket qartë se SHBA e duan një Evropë të varur dhe më të dobët se sa është, prandaj nuk do të lejojnë të vjen deri tek armëpushimi.
Putini ka humbur shpresat se mund ta pushtojë Ukrainën, prandaj ai pret që një shtet të ndërhyjë që lufta të ndalojë, mirëpo, këtë nuk e dëshirojnë as ukrainasit e as SHBA, kjo e fundit është në përcjellje të lëvizjeve më të vogla të raketave me mbushje bërthamore. Nëse do të ketë një lëvizje të tillë, duket se SHBA do të ndërhyjë menjëherë për ti ndaluar ato dhe atë brenda territorit rus.
Nëse lufta do të ndalojë së shpejti pritet një politikë agresive franceze ndaj Algjerisë (nuk përjashtohet aneksimi). Evropa më asnjëherë nuk do të mbështetet vetëm në gazin rus, ajo për një shekull mund ta sigurojë atë nga Nigeria.
Evropa nuk dëshiron që gazi nigerian të kalojë nëpër shtetet përreth oqeanit Atlantik, por nga Algjeria. Këtë nuk e duan nigerianët për shumë arsye të logjikshme, prandaj Franca do të shpejtojë në ‘aneksimin’ e Algjerisë dhe kështu e këcënon Nigerinë.
Ai i cili mund ta pengojë këtë skenar francez është prezenca e Turqisë në Libi. Ndërsa Franca për ta eliminuar këtë pengesë mund të shkaktojë ndonjë incident në ujdhesat greke që mund të bëhet shkak i një lufte midis Turqisë dhe Greqisë…
Ky është versioni nëse ndalon lufta Rusi-Ukrainë.
P.s. Ky është mesazh se Lufta Tretë Botërore do të vazhdojë për shumë kohë. Mendoj se kjo mënyrë e luftës më së shumti i shkon përshtati SHBA dhe shteteve me shumicë Islame.
SHBA do të përfitojë materialisht, ndësa shtetet Islame do të ngriten moralisht dhe do të pavarësohen nga pushtuesit e nëntokës…