MPB e Shkupit- Njësiti për tregti të palejuar deri te Prokuroria ka ngritur kallëzim penal kundër personit Z.G (57) nga Shkupi për dyshimin se ka kryer dy vepra penale “ndërmjetësim dhe tregti me armë” dhe “kontrabandë dhe mashtrim doganor”.
Si që ka njoftuar MPB, pas masave operative është marrë provë se Z.G, ka furnizuar sasi të madhe të armëve dhe municionit, ku një pjesë e ka bartur në automjetin që ka vozitur, kurse pjesën tjetër në shtëpinë e tij, transmeton Medial.mk.