Dje rreth orës 11:30 minuta, gjatë kontrollit në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar, efektivët e policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, Stacioni policor Gostivarë, kanë ndaluar veturën ,”Golf” me targa të Shkupit, e drejtuar nga personi A.L. 32 vjeçar nga Shkupi.
Gjatë kontrollitë, në veturë është gjetur një çantë dore e zezë, në të cilën ka pasur një pistoletë të tipit “TT” e kalibrit 7,62 milimetër, me karikues të mbushur me 9 plumba, të cilën A.L. e ka poseduar pa leje.
Gjatë kontrollit i njejti ka tentuar të arratiset, por menjëherë është kapur nga efektivët e policisë.
Personi A.L. është privuar nga liria, dhe është mbajtur në Stacionin policor të Gostivarit, për procedurë të mëtutjeshme.