Pas disa ditësh me ajër të ndotur, qyteti I Shkupit sot merr frymë lirshëm.
Në 11 ditët e fundit kryeqyteti ishte kapluar nga ndotja e ajrit, aq sa objektet ishin të padalluashme edhe pse ishin vetëm dy metra më larg.
Megjithatë edhe pse sot ajri është I pastër, protesta e paralajmëruar kundër ajrit të ndotur do të zhvillohet, për të treguar revoltën për 11 ditët e fundit kur nuk merrej frymë lirshëm.
Në lidhje me porblemin e ndotjes së ajrit në territorin e Qytetit të Shkupit, kryetari Petre Shilegov i ftoi qytetarët që nëse kanë ndonjë ide apo propozim për zgjidhjen e problemit me ndotjen të vijnë të hënën në ambientet e Qytetit të Shkupit që t’i prezantojnë.
“Apeloj që çdo qytetar i cili ka ide të qëndrueshme për zgjidhjen e problemit me ndotjen e ajrit të vijnë në ambientet e Qytetit të Shkupit të hënën mes orës 12:30 dhe 14:30 dhe t’i ndajë këto ide. Së bashku do t’i shqyrtojmë mundësitë sa këto zgjidhje janë të zbatueshme dhe sa realisht mund të kontribuojnë në zgjidhjen e problemit”, tha Shilegov.
Almakos.com