Banorët e shumë lagjeve të Shkupit sot do të mbeten pa rrymë elektrike për shkak të problemeve teknike në rrjetin energjetik, njofton Qendra republikane për menaxhim me kriza. Nga pra 8 e 55 deri në orën 15 pa rrymë mbeten banorët e rrugës së plastikave, Samoillova, Prohor Pcinski, si dhe Joakim Kërçoski, të gjitha këto të Komunës Qendër. Banorët e Butelit më saktë ata të rrugës Aleksandar Urdareski do të mbeten pa rrymë nga ora 9 deri në orën 14. Nga ora 9 deri në orën 15 pa rrymë mbeten banorët e rrugës Bërsjaçka Buna të Shuto Orizarës.
Nga ora 13 deri në orën 15, pa rrymë mbeten banorët e rrugëve Zeleno Pole, Radushka, Majski Manifest të Komunës së Gjorçe Petrovit. Nga ora 9 deri në orën 15 rrymë nuk do të kenë rrymë banorët e rrugës Vergino dhe Cvetan Dimovm, rruga 393, shkolla fillore Liria, si dhe rruga Stojna Stevkova të Komunës Çair.