“Procedura është ende në vazhdim e sipër, dinamika e së cilës është ngadalësuar për shkak të rishikimit, që pasoi shkarkimin e Zlatko Perinskit. Me kohë do t’ju informojmë për rezultatin e procedurës”, janë përgjigjur nga Qyteti i Shkupit, në pyetjen e CIVIL Media-s se kur mund të pritet nënshkrimi i kontratës për Trajtimin e ujërave të zeza në Shkup dhe pse po vonohet i gjithë ky proces.
Termocentrali në Shkup, pas shpalljes së tenderit në qershor të vitit 2020, pritej të përfundonte në vitin 2030. Me trajtimin e ujërave të zeza në 9 komuna të Shkupit duhet të shërbehen mbi 500.000 banorë, të zvogëlohet ndotja e lumit Vardar dhe të rritet rezistenca e qytetit ndaj motit ekstrem duke fuqizuar vetë trajtimin e ujërave të zeza./Lajmi i plotë.