Shkupi gjendet në vendin e tretë në botë për nga ndotja e ajrit, menjëherë pas Dakas në Bnagladesh dhe Kalkutës në Idni, tregojnë të dhënat e stacioneve matëse, përcjell FLAKA.
Koncentrimi i grimcave PM10 në disa vende në kryeqtitet ishin 12 herë më shumë se sa e lejuara.
Më shumë ndotje ka pasur në Lagjen “Lisiçe” të Shkupit.
Metereologët thonë se erë veriore do të fillojë të fryejë nga dita e premte, që nënkupton se deri atë ditë në Maqedoni do të ketë ndotje të ajrit, pasi masat urgjente të vendosura nga Qeveria kanë dhënë efekt shumë të vogël.
Vendet e listuara kanë probleme me ndotjen e ajrit për vite, dhe Maqedonia ka pasur ndotje alarmante gjatë viteve të fundit. Një ndotje të lartë të ajrit kishte edhe në dhjetor të vitit të kaluar në Maqedoni.
Në vendin e katërt është Lahoe, qytet në Pakistan, kurse në vendin e pestë është Shangai i Kinës dhe në vendin e gjashtë është Nju Delhi në Indi.
Ndryshe, në Maqedoni nga ndotja e ajrit në vit vedesin mbi 1000 persona.