Kryetari i Shkupit Petre Shilegov dhe ai i komunës Çair, Visar Ganiu sot bashkë për të mbështetur masat kundër ndotjes së ajrit në qytetin e Shkupit. Shilegov njoftoi se nga dita e sotme, ndërmarrjet publike, “Parqe dhe gjelbërime” dhe “Higjiena Komunale” do të fillojnë me pastrim intensiv të rrugëve në qytet.
“Sot aksionin e fillojmë në tre komuna, Shuto Orizare, Çair dhe Butel, kurse në tre ditët në vijim do të vazhdojmë të njëjtin aksion në komunën e Aerodromit dhe Gazi Babës, që sipas rezultateve janë 5 komunat më të ndotura në qytetin e Shkupit”, tha Shilegov.
Ai thotë se pluhuri që ndër vite është shtresuar rrugëve të qytetit nuk është tentuar të pastrohet kurrë nga ish drejtuesit e qytetit.
“Do të mundohemi që intensivisht ta heqim pluhurin nga lagjet dhe rrugët tona në mënyrë intensive, si masë kundër ndotjes”, theksoi Shilegov duke shtuar se pastrimi i qytetit është detyrim permanent i qytetit.
Duke dashur të kontribuojë masave kundër ndotjes Shilegov ditëve të fundit në punë vjenë me autobus ose me makinë elektrike. Sipas tij masat e ndërmarra kundër ndotjes do të vazhdojnë deri në momentin kur ministria e ambientit jetësor do të informojë se ajri ambiental është i pastër.
Almakos.com
M.I