Përderisa në Parlamentin Evropian dabatohej mbi Draft-Raportin nga eurodeputeti austriak Thomas Waitz për Maqedoninë e Veriut, ku pikë e rendit të ditës ishte fshirja e gjuhës dhe idenitetit maqedonas nga raporti, u drejtuan kritika edhe nga vendi.
Presidentja Gordana Silanovska Davkova ka thënë se nuk është e tronditur, por thellësisht e zhgënjyer për qëndrimin e deputetëve bullgarë të cilët dorëzuan amendamente për të fshirë identitetin dhe gjuhën maqedonase. Ajo vlerëson se Parlamenti Evropian po tregon se ka një mungesë të madhe demokracie.
Gordana Siljanovska Davkova, president
“Nuk jam e befasuar sepse në Parlamentin Evropian ulen përfaqësues të partive që janë kundër vetë Bashkimit Evropian, parti nacionaliste, të mos i numëroj, nga partia bullgare ATAKA, deri te partia greke Agimi i Artë dhe të tjera. Nuk jam e befasuar”.
Kryeministri Hristijan Mickoski pret që një pjesë e deputetëve të mos e votojnë amendamentin për fshirjen e identitetit dhe gjuhës maqedonase.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Një numër i madh deputetësh që janë anëtarë të Parlamentit Evropian më kontaktojnë dhe më thonë se nuk do të votojnë për atë amendament që do të paraqitet nga dikush dhe që ka për qëllim, në mënyrë talebane, që nga Raporti që është në tryezë, për herë të parë që nga pavarësimi i vendit tonë, të hiqen identiteti maqedonas dhe gjuha maqedonase. Ata nuk do të votojnë që këto të fshihen nga Raporti”.
Draft-Raportin nga eurodeputeti austriak Thomas Ëaitz për Maqedoninë e Veriut duhet të votohet të mërkurën./Shenja/