Dy ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, problem i pa zgjidhur vazhdojnë të mbeten mbeturinat dhe deponitë e krijuara rreth kontejnerëve në të gjithë Shkupin.
Një fontanë në qendër të Shkupit, në vend që të freskoje turistët me ujë, është shndërruar në kosh plehrash. Në disa vende nevojiten ekskavatorë për tu larguar deponitë në kryeqytet ndërsa problem shtesë janë edhe minjtë që janë shtuar thuajse në të gjithë deponiotë afër kontejnerëve të stërmbushur.
Por se a do të pastrohet Shkupi me emërimin e drejtorit të ri të Higjienës Komunale, të emëruar dje nga kryetarja e Shkupit, apo do të presim edhe një drejtori të ri pas zgjedhjeve, qytetarët ndajnë mendime të ndryshme.
“Katastrofë, nuk kam fjalë, së paku të pastronin tani që janë zgjedhjet dhe të tregoheshin së paku por as atë nuk e bënë”, tha një qytetare.
”Me mbeturinat, duhet të vijnë të hënën dhe të enjten por here vijnë e here jo. Pra ende nuk është pastër? Jo, ende nuk është”, u shpreh një qytetar.
“Kjo nuk ka qenë asnjëherë, shumë ndotje ka, asnjëherë nuk ka qenë kështu, është e pa pritur edhe për ne”, tha një tjetër qytetare.
“Kjo që po ndodh me mbeturinat as në Zanzibar nuk ndodhë, e turpshme”, deklaroi një qytetar.
“Me kryetarët e rinj do shohim a do të jetë më mirë apo më keq”, tha një qytetar.
Pas arrestimit të drejtorit të Higjienës Komunale Sabahudin Rustemi, kryetarja në largim e Qytetit të Shkupit emëroi dje për drejtor në këtë Ndërmarrje Aleksandar Jovanovskin. /Alsat.mk
 
		


