Takimi në Vjenë për kontestin e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë ka përfunduar pas katër orësh madje pa asnjë marrëveshje.
“Të dyja palët janë shumë të përkushtuara për të gjetur një zgjidhje. Negociatat do të vazhdojnë në javët e ardhshme”, ka deklaruar Matthew Nimetz, ndërmjetësi i OKB-së në bisedimet mes dy shteteve.
Pala greke kërkon gjetjen e një emri që të përdorët si brenda, ashtu edhe jashtë shtetit.
Zgjidhja, sipas zyrtarëve grekë, do të jetë e pamundur pa ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë.