Projekti “Shkupi 2014” u paralajmërua si aktivitet ndërtimor i cili do t’ia ndryshojë pamjen qytetit. Megjithatë vetëm 4 vite më vonë, ja çfarë ka mbetur nga ekspansioni i madh ndërtimor.
Ky është elementi sekret i përmendoreve të projektit “Shkupi 2014”. Me përmbajte nga polietileni dhe një shtresë e vogël e çimentos, që lehtë thyhet. Nuk është e habitshme që pas disa viteve, materialet e këtij aktiviteti ndërtimor, të dëshmojnë për cilësinë e tyre të dobët.
Para disa ditëve “Demi”, në Rrugën Maqedonia në Qendrën e Shkupit mbeti pa bisht. Bishti është thyer por askush nuk reagoi për këtë vandalizëm.
Nga Ministria e Kulturës si resor kompetent për projektin “Shkupi 2014”, na u përgjigjën se deri më tani nuk janë ngritur padi penale për dëmtimin e përmendoreve.
Përgjegjësi për dëmtime të përmendoreve dhe të skulpturave, të cilat janë të mbrojtura si trashëgimi kulturore, deri më tani nuk ka përveç se për godinën e Ministrisë së Drejtësisë, për të cilën u ngrit padi penale për shkak të dëmtimit me ngjyrë gjatë Revolucionit Shumëngjyrësh. Kështu që, as për dëmtimet eventuale të këtyre skulpturave, nuk është ngritur padi penale.
Përndryshe, Shkupi para dhjetëra ditëve paralajmëroi se do të kandidohet për Metropol Evropian i kulturës për vitin 2028.
https://www.youtube.com/watch?v=by8c3f3mW-E
Ndërtimi i projektit zyrtarisht u prezantua në vitin 2010 nga qeveria e atëhershme, ku u promovuan 40 projekte. Megjithatë deri në vitin 2017 janë realizuar 137 objekte, prej të cilave 34 përmendore dhe 39 skulptura. Mjetet financiare të projektuara për ndërtim, në fillim ishin 80 milionë euro, të cilat më pas u rritën në më shumë se 700 milionë euro.